Haxhi Hoti, ish-kandidati i Nismës për deputet të Kuvendit të Kosovës, që kishte kërcënuar me vrasje Albin Kurtin, është liruar nga paraburgimi.
Lajmi është konfirmuar nga avokati i tij, Rasim Hoti. Ai ka thënë se që nga sot i është ndërprerë masa e paraburgimit ish-kandidatit për deputet.
“I drejtë dhe i bazuar në ligj vendimi i datës 23.01.2020, me të cilin i është ndërprerë masa e paraburgimit të mbrojturit tim Haxhi Hoti”, ka shkruar Rasim Hoti në Facebook.
Kujtojmë që ish-kandidati për deputetë nga radhët e NISMA-s, Haxhi Hoti muaj më parë kishte kërcënuar Albin Kurtin me ikje nga Kosova ose vrasje./Gazeta Sinjali/-