image Lirohet mjeku në Podujevë që ishte arrestuar për “mosdhënie të ndihmës mjekësore”

Shëndetësi

Lirohet mjeku në Podujevë që ishte arrestuar për “mosdhënie të ndihmës mjekësore”

news image

Është liruar mjeku Ibrahim Hoti, i cili ishte arrestuar se kishte refuzuar t’u ofrojë shërbime shëndetësore dy pacientëve pas orarit të punës, shkruan Gazeta Sinjali.

Hoti është liruar të premten, ndërsa ishte raportuar se po trajtohej në Emergjencën e Podujevës pasi i ishte keqësuar gjendja si shkak i shqetësimeve të fundit që lidhen me rastin.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ju njofton se i dyshuari-mjeku me inicialet I.H., i cili ishte ndaluar më 15.04.2021, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, në drejtim të veprës penale “Mosdhënia e ndihmës mjekësore”, nga neni 255 të KPRK-së, i njëjti, më 16.04.2021, në orën 17:30, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Hoti edhe është suspenduar nga puna pasi nuk u dha shërbimin dy pacientëve.

Kundër këtyre dy masave, të premten u zhvillua protestë nga punonjësit shëndetësorë.

/Gazeta Sinjali/