image Suspendohet mjeku që refuzoi t’i japë shërbim pacientit në QKMF-në e Podujevës

Shëndetësi

Suspendohet mjeku që refuzoi t’i japë shërbim pacientit në QKMF-në e Podujevës

news image

Është suspenduar përkohësisht nga puna pulmologu Ibrahim Hoti, i cili refuzoi t’i jepte shërbim mjekësor një pacienti të moshuar në QKMF-në e Podujevës, shkruan Gazeta Sinjali.

Ngjarja ndodhi sot në orën 15:05 në QKMF-në e Podujevës. Kurse arsyetimi i mjekut ishte se e kishte përfunduar orarin e punës para pesë minutash.

“Lidhur me këtë rast, Këshilli Drejtues i QKMF-së dhe pas analizës së këtij rasti, Këshilli kanë vendosur që mjeku të suspendohet përkohësisht nga marrëdhënia e punës deri në një vendim të ri të Komisionit Disiplinor”, ka shkruar Driton Veliu nga QKMF-ja e Podujevës

“Duke shprehur keqardhje për këtë rast, jam i sigurt se kjo nuk e zbeh dhe nuk do të ndikojë në punën dhe angazhimin e stafit shëndetësor të QKMF në Podujevë në këtë periudhë pandemie në ofrimin e shërbimeve shëndetësore”, ka shtuar tutje ai. /Gazeta Sinjali/