Djemtë e ish-deputetit të LDK-së, Xhavit Ukaj që ishin arrestuar dje nën dyshimet e përfshirjes në rrahje janë liruar gjatë ditës së sotme. Gazeta Sinjali gjatë ditës, kishte kontaktuar edhe me ish-deputetin, Ukaj që e konfirmoi se lajmi për arrestimin e tyre është i vërtetë.
Përmes rrjetit Facebook, Faton Ukaj ka publikuar një fotografi ku shihet së bashku me vëllaun e tij në veturë, sigurisht se disa momente pas lirimit.
Dy djemtë e ish-deputetit të LDK-së, Xhavit Ukaj në Prizren janë arrestuar gjatë ditës së djeshme në Prizren, nën dyshimet se janë përfshirë në një rrahje, në fshatin Serbicë e Ulët. Florenti, ish-kandidat për deputet po ashtu nga LDK, tash asamblist në komunën e Prizrenit dhe Fatoni, janë ndaluar për 48 orë, të dyshuar për dy vepra penale.