image Lirohen pesë gazetarët e dënuar për mbështetje të grupeve terroriste

Botë

Turqi/ Lirohen pesë gazetarët e dënuar për mbështetje të grupeve terroriste

news image

Pesë ish-gazetarë të së përditshmes opozitare “Xhumuriet”, u liruan nga burgu të enjten në mbrëmje pas një vendimi të gjykatës së apelit.

Të pesë ata po vuanin dënime prej më pak se pesë vitesh për “ndihmë dhe forcim të grupeve terroriste, pa qenë anëtarë të ndonjë grupimi”.

Të pesë gazetarët ishin në mesin e 14 anëtarëve të stafit të gazetës, përfshirë gazetarë e drejtues, të dënuar në vitin 2018.

Ata u akuzuan se mbështesin, përmes mbulimit në shtyp, tre organizata që Turqia i ka shpallur si grupe terroriste, Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit, Frontin Ultra të Majtë Revolucionar për Lirinë e Popullit si dhe lëvizjen Gulen, që autoritetet akuzojnë si autore të grushtit të dështuar të shtetit në vitin 2016.

Gazetarët qëndruan në burg 142 ditë.

Gazeta e përditshme “Xhumuriet” ka pasur shpesh probleme me autoritetet qeveritare. Ish-kryeredaktori i saj Xhan Dundar u arratis drejt Gjermanisë pasi u dënua në vitin 2016 për një artikull ku thuhej se Turqia kishte furnizuar me armë grupet islamike në Siri.