image Lirimi i infermiereve, vajza e të moshuarës: Gjykata ‘dhunoi’ për të dytën herë nënën time

Sociale

Lirimi i infermiereve, vajza e të moshuarës: Gjykata ‘dhunoi’ për të dytën herë nënën time

news image

Gjykata Supreme ka liruar sot nga paraburgimi tri ish-infermieret e përfshira, Aurona Pelaj, Altina Rexhepi dhe Remzie Kuqi, në sulmin fizik ndaj një të moshuare në Pejë, ndërkaq lidhur me këtë ka reaguar sot vajza e të moshuarës, Zhaneta Nura.

Ajo në një postim në Facebook ka shkruar se vendimi për lirimin e të pandehurave nga paraburgimi ditën e sotme nga Gjykata Supreme e Kosovës vetëm sa e ka thelluar plagën.

“Vendimi për lirimin e të pandehurave nga paraburgimi ditën e sotme nga Gjykata Supreme e Kosovës, plagën tonë në zemër vetëm sa e ka thelluar.

Shoku i shkaktuar nga pamjet e dhunës që i ushtrohet nënës time, për ‘Gjykatën Supreme’ paska qenë lehtë i gëlltitshim dhe me këtë veprim kjo gjykatë ‘dhunoi’ për të dytën herë nënën time!”, shkruan Zhaneta

image 424

/GazetaSinjali/