image Lirimi i infermiereve, avokati i familjes së të moshuarës: Besimi në drejtësi u shua

Drejtësi

Lirimi i infermiereve, avokati i familjes së të moshuarës: Besimi në drejtësi u shua

news image

Avokati i familjes së të moshuarës që është sulmuar fizikisht nga infermieret, sot reagoi pas vendimit të Gjykatës Supreme për lirimin nga paraburgimi të të dyshuarave.

Avokati deklaroi se lirimi nga paraburgimi i infermiereve tregon tendencat për trajtimin e mëtutjeshëm të rastit.

Ai u shpreh se sot besimi në drejtësi për këtë rast u shua.

“Vendimi i Gjykates Supreme për lirimin nga paraburgimi i të pandehurave në këtë fazë të procedurës, ku akoma nuk ka përfunduar procedura hetimore dhe akoma ekziston rreziku i madh që të ndikohet në ndryshimin dhe asgjësimin e provave, është tregues i qartë se cilat janë tendencat për trajtimin e mëtutjeshëm të këtij rasti, relativizimi i tij, dhe në fund lirimi nga aktakuza apo shqiptimi i ndonjë dënimi me gjobë. Me ditën e sotme besimi në drejtësi për këtë rast u shua.”, deklaroi Meshari Selimaj.

Gjykata Supreme i liroi nga paraburgimi tri infermieret e dyshuara për sulm fizik ndaj të moshuarës në Pejë.

Lajmin për Sinjalin sot e konfirmoi zëdhënësja e Gjykatës Supreme, Antigona Uka-Lutfiu.

/GazetaSinjali/