image Avokati Berisha: Kosova e ka fituar rastin ndaj ‘IuteCredit’ në Arbitrazhin Ndërkombëtar

Drejtësi

Avokati Berisha: Kosova e ka fituar rastin ndaj ‘IuteCredit’ në Arbitrazhin Ndërkombëtar

news image

Avokati i njohur kosovar, Besnik Berisha ka njoftuar se Republika e Kosovës e ka fituar rastin ndaj IuteCredit në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit, raporton Gazeta Sinjali.

Këtë e ka bërë të ditur vet Berisha përmes një postimi në Facebook, duke u bazuar në burimet e tij si avokat që ka udhëhequr procesin e selektimit të përfaqësuesit të Kosovës.

Avokati është shprehur i lumtur për “debaklin” që ka pësuar kjo bankë, i cili institucion mikrofinanciar kishte revokuar licencën në vitin 2019.

“Une sot ndihem krenar per vendin, e pse, ua tregon Sokol Havolli.

Pasha Zotin edhe hyzmetin ia kemi be dhe jam i lumtur pafund per kete.

Iute Credit qe i ka vjele qytetaret tane me kamatat me cnjerezore te mundshme, perfundimisht ka pesuar debakel perballe Republikes se Kosoves!”, ka shkruar Berisha.

Kujtojmë se Kompania financiare “IuteCredit”, e kishte dërguar Republikën e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit në vitin 2020.

BQK-ja e kishte mbyllur “IuteCreditin” në fillim të dhjetorit të 2019-s, pasi funksiononin me norma të interesit jashtë çdo standardi.

Në kohën kur ky institucion kishte aplikuar për licencë në BQK, kishin dorëzuar një plan biznesi nga i cili kanë devijuar vazhdimisht gjatë funksionimit. Devijimi më shqetësues kanë qenë normat e larta të interesit që ishin aplikuar në kredi shumëfish më të larta se nga ato që ishin paraparë në planet e biznesit.

/GazetaSinjali/