Sulmuesi kosovar, Lirim Kastrati ka treguar edhe njëherë se sa i shpejtë është.
Në ndeshjen e djeshme të Lokomotivës së Zagrebit kundër Istra, Lirim Kastrati bëri një vrapim të çmendur duke lënë shumë prapa mbrojtësin.
Përkundër kësaj, bashkëlojtari i Kastratit nuk arriti ta shfrytëzoj këtë mundësi për të shënuar gol.
Ekipi i Lokomotivës së Zagrebit gjendet në pozitën e pestë, shtatë pikë larg pozitës që dërgon në Ligën e Kampionëve.
Lirim Kastrati është golashënuesi më i mirë i skuadrës kroate këtë sezon. Në 22 ndeshje, ai ka shënuar 8 gola./Gazeta Sinjali/