Po vazhdojnë përforcimet e klubeve kosovare para fillimit të kampionateve të reja të futbollit.
Një prej më aktiveve në këtë afat kalimtar të verës është Liria nga Prizreni, e cila këtë sezon do të bëjë gara në Ligën e Parë.
Prizrenasit tashmë kanë zyrtarizuar edhe dy lojtarë të rinj, të cilët do të luajnë në pozitën e sulmit dhe mesfushës.
Fjala është për një lojtarë me eksperiencë nga Mali i Zi ,sulmuesin Jasmin Muhovic, i cili ka ardhur nga FK Podgorica.
Theksojmë se ditë më parë është zyrtarizuar edhe Getoar Dragusha, i cili luan në pozitën e mesfushorit dhe ka tipare të sulmuesit. Futbollisti më parë ka qenë lojtarë i klubeve si Vëllaznimi, Llapi dhe Flamurtari.
Ndryshe, Liria gjatë sezonit të kaluar humbi statusin e ekipit të Superligës së Kosovës në futboll.