image Liqeni i Shkodrës shpallet pasuri e UNESCO-s

Shqipëri

Liqeni i Shkodrës shpallet pasuri e UNESCO-s

news image

Liqeni i Shkodrës është shpallur Rezervë Biosfere e UNESCO-s, një vlerësim ndërkombëtar për një nga pasuritë më të mëdha natyrore të Shqipërisë.

Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, i cili e cilësoi këtë vendim si një moment krenarie për qytetin dhe për komunitetet që jetojnë pranë liqenit.

Sipas Becit, ky status i ri për Liqenin e Shkodrës vlerëson potencialin e jashtëzakonshëm që territori mbart për turizmin, ekonominë lokale, zhvillimin e rajonit dhe rritjen e mirëqenies.

Mirëmëngjes me një super lajm për Shkodrën dhe Liqenin tonë! Liqeni i Shkodrës është shpallur Rezervë Biosfere e UNESCO-s, një vlerësim ndërkombëtar për një nga pasuritë më të mëdha natyrore që kemi. Ky është një moment krenarie për Shkodrën, për komunitetet që jetojnë pranë liqenit dhe për potencialin e jashtëzakonshëm që ky territor mbart për turizmin, ekonominë lokale, zhvillimin e rajonit dhe rritjen e mirëqenies. Liqeni i Shkodrës nuk është vetëm një pasuri natyrore. Është identitet, histori dhe një nga asetet më të çmuara të Shkodrës”, shkruan Beci.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/