Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka njoftuar se Liqeni i Radoniqit ka arritur kuotën maksimale në lartësinë mbidetare 456 m, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit, liqeni për momentin ka afër 118 milionë metër kubë ujë dhe nëse ky trend i reshjeve vazhdon atëherë nuk parashihet të ketë probleme me ujë në tërë regjionin.
“Pas thatësirave që kanë mbretëruar viteve të fundit, kjo periudhë na dha sasi të mjaftueshme të reshjeve, ku vetëm në muajin janar janë matur në Stacionin e Filtrimit 340 litra reshje shiu e bore për m2”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Gazeta Sinjali/