image Liqeni i Batllavës, fotografia e ditës në “Image of Kosovo”

Fotografi

Liqeni i Batllavës, fotografia e ditës në “Image of Kosovo”

news image

Fotografia e Liqenit të Batllavës, e realizuar nga Arian Mavriqi, të shtunën është shpallur fotografia e ditës nga faqja “Image of Kosovo”.

Kjo faqe bën promovimin e pjesëve më të bukura të Kosovës përmes fotografive, por edhe të fushatave të ndryshme humanitare.

Ndryshe, Liqeni i Batllavës është një liqen artificial i ndërtuar në vitet e 70-ta dhe gjindet në fshatin Batllavë, komuna e Podujevës.

Funkcioni i këtij liqeni është furnizimi me ujë të pijshëm i Prishtinës dhe komunës së Podujevës si dhe është edhe ujësjellësi kryesor i Kosovës.

Sot ky liqe shfrytëzohet edhe për pushime verore, freskim, peshkim, relaksim në restorante të ndryshëm etj./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/imageofkosovo/posts/3204265329636729
app-facebook