image KRU “Prishtina” po pastron liqenin e Batllavës

Sociale

KRU “Prishtina” po pastron liqenin e Batllavës

news image

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” po organizon një aksion pastrimi në Liqenin e Batllavës, shkruan Gazeta Sinjali.

Më anë të një postimi në Facebook njoftojnë se një numër i konsiderueshëm i anëtarëve të kësaj kompanie i janë bashkuar këtij aksioni, siç e cilësuan, të domosdoshëm mirëmbajtjeje.

“Ky liqe i bukur, i mbushur me ujë deri në kuotën maksimale të kapërderdhjes meriton mirëmbajtje të shpeshtë. Kujdes, mos hudhni mbeturina!”, është shkruar në postim. /GazetaSinjali/