image Lipjan, pronari vëren hajnat duke vjedhur në shtëpinë e tij, ata e gjuajnë me armë zjarri

Siguri

Lipjan, pronari vëren hajnat duke vjedhur në shtëpinë e tij, ata e gjuajnë me armë zjarri

news image

Target i hajnave mbrëmë rreth orës 21:35 ishte një shtëpi në Lipjan, raporton Gazeta Sinjali.

Pronari i shtëpisë ka raportuar në polici se disa persona janë futur me forcë në shtëpinë e tij dhe kur kanë vërejtur atë, kanë ikur.

Policia në raportin 24-orësh bën të ditur se të dyshuarit gjatë arratisjes kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të pronarit të shtëpisë.

“Sipas ankuesit, të dyshuarit kishin vjedhur një portofol në të cilën kishte dokumente personale dhe disa para. Në vendin e ngjarjes, është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport./Gazeta Sinjali/