image Lionel Messi zbulon sekretin e ekzekutimit të goditjeve të dënimit

Futboll

Sport/ Lionel Messi zbulon sekretin e ekzekutimit të goditjeve të dënimit

news image

Lionel Messi ka zbuluar një sekret të vogël në lidhje me aftësinë e tij për të ekzekutuar goditjet e dënimit.

Në një intervistë të dhënë për faqen zyrtare të Barcelona-s, argjentinasi ka zbuluar se e ka përmirësuar cilësinë e goditjeve standarde duke studiuar me detaje portierët.

“Sekreti im për goditjet e dënimit? Është e vërtetë se kam filluar t’i dedikoj më shumë kohë studimit të portierëve”, ka pranuar Messi.

“Ndjek lëvizjet e tyre, nëse bëjnë një hap ose jo, si pozicionohet muri. Sigurisht, tani po i studioj pak më shumë këto gjëra”

“Ja pse gjithçka është bërë e mundur. Duhet punë, studim dhe stërvitje. Duhet shumë stërvitje për t’u përmirësuar”, ka thënë gjashtë herë fituesi i Topit të Artë