image Lindi nën rrënojat e tërmetit, disa persona tentojnë të rrëmbejnë foshnjen në spital

Botë

Lindi nën rrënojat e tërmetit, disa persona tentojnë të rrëmbejnë foshnjen në spital

news image

Persona të armatosur kanë sulmuar një spital në veri të Sirisë. Duke folur në kushte anonimiteti, një zyrtar tha se sulmuesit ndoqën drejtorin e klinikës dhe e dhunuan atë.

Raportet në mediat sociale sugjeruan se sulmuesit kërkonin të rrëmbenin foshnjën e porsalindur në rrënoja. Vajza, e cila është quajtur Aya, që do të thotë në arabisht “një shenjë nga Zoti”, ka qenë në spital që nga momenti kur tërmeti goditi Turqinë dhe Sirinë javën e kaluar.

Zyrtari tha se drejtori i spitalit kishte dyshuar se një infermiere që po fotografonte Aya-n po planifikonte ta rrëmbente atë dhe e kishte dëbuar atë nga spitali. Infermierja u kthye disa orë më vonë, e shoqëruar nga personat e armatosur që nisën sulmin.

Nëna, babai dhe katër vëllezërit e motrat e Aya-s vdiqën në katastrofë dhe ajo është monitoruar nga afër që nga lindja e saj, me njerëz nga e gjithë bota që po ofrohen për ta ndihmuar.

Megjithatë, disa persona janë shfaqur duke pretenduar në mënyrë të rreme se janë të afërm të saj, duke bërë që policët lokalë ta ruanin atë.

Punonjësit e shpëtimit në qytetin verior të Sirisë, Jinderis, zbuluan Aya-n më shumë se 10 orë pas goditjes së tërmetit, ende e  lidhur me kordonin e kërthizës me nënën e saj./abcnews.al

/GazetaSinjali/