image Linde - Osmanit: OSBE e gatshme të ofrojë mbështetje për të luftuar dhunën në familje - Sinjali

Linde – Osmanit: OSBE e gatshme të ofrojë mbështetje për të luftuar dhunën në familje

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim kryesuesen e OSBE-së, njëkohësisht ministren e Jashtme të Suedisë, Ann Linde, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në Twitter, Ann Linde është shprehur e nderuar që ka takuar presidenten Osmani.

Gjithashtu ministrja suedeze ka bërë të ditur se agjenda WPS është thelbësore për një zhvillim të qëndrueshëm, elastik dhe të prosperuar. Mes tjerash tregon se vendimi është i mirëpritur për Konventën e Stambollit.

“OSBE është gati të ofrojë mbështetje shtesë për të luftuar dhunën në familje”, u shpreh ajo./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin