Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, ka vendosur që më 1 gusht ta vizitojë vendlindjen e saj, Kosovën, pas gati një dekade.
Ajo shtatorin e vitit të kaluar ishte prezente në Tiranë për fazën e parë të festivalit “Kënga Magjike 2019”, por që më pas u tërhoq pak para netëve finale me arsyetimin se distanca mes kontintenteve ishte shumë e largët dhe ishte shumë e vështirë për të që të udhëtonte bashkë me vajzën.
Sido që të jetë, ajo tani do të vijë në Kosovë dhe këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagram.
Linda prej vitesh jeton edhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa kënga e fundit që publikoi për tregun vendor të muzikës ishte “Ëant my love”, me të cilën edhe u prezantua në “Kënga Magjike 2019”. /Gazeta Sinjali/