image Reagojnë nga Instagrami i Monikës për Lindën: Të ka mbajtur në shtëpi kur s’e ke pasur as 1 euro në xhep

Bota e Yjeve

Reagojnë nga Instagrami i Monikës për Lindën: Të ka mbajtur në shtëpi kur s’e ke pasur as 1 euro në xhep

news image

Gjatë spektaklit të mbrëmshëm të Big Brother VIP Kosova, këngëtarja e cila është pjesë e kastit të dytë të këtij formati, Linda Halimi ka shkaktuar reagime me deklaratat të cilat i bëri për disa nga banorët.

Gjatë këtij spektakli, banorëve si dhe shikuesëve iu transmetua një klip ku Linda shihej duke imituar me përqeshje Monikën dhe Ledin për reagimet e tyre teksa shprehnin mallin dhe mërzinë për fëmijët e tyre jashtë.

Pas kësaj, ndonse jo Monika, familjarët e saj kanë zgjedhur që të reagojnë, reagim ky i cili erdhi nga llogaria zyrtare në Instagram e vet Monikës.

“Ani kush po fol, kjo Monika të ka mbajtur në shtëpi kur s’e ke pasur asnjë cent në xhep”, kanë shkruar ata të cilët menaxhojnë këtë llogari të Monikës, krahas videos së Lindës që imitonte.

/GazetaSinjali/