Këngëtarja e njohur shqiptare me famë, Linda Halimi, ka publikuar këngën pjesëmarrëse në festivalin e muzikës moderne “Kënga Magjike 2019”.
Kënga titullohet “Want My Love” dhe është prezantuar sonte si këngë garuese e festivalit, transmeton Gazeta Sinjali.
Tekstin e ka shkruar vetë artistja, ndërsa është punuar nga producenti amerikan Eric Philips.
Kënga është publikuar në kanalin zyrtar të Lindës në YouTube dhe mbetet të shihet se a do të pëlqehet nga publiku, si dhe a do të rrëmbejë ndonjë çmim në festival./Gazeta Sinjali/