image Linda Halimi paralajmëron rikthimin në trojet shqiptare

Showbiz/ Linda Halimi paralajmëron rikthimin në trojet shqiptare

news image

Pak muaj pasi lindi vajzën, Linda Halimi lë Amerikën për të shkuar në Shqipëri.

Këngëtarja e cila ka kohë pa publikuar projekte muzikore në gjuhën shqipe, ka paralajmëruar rikthim në trojet shqiptare dhe e gjithë kjo për shkak të Këngës Magjike.

Ditë më parë, Linda la të kuptohet se ajo mund të marrë pjesë në edicionin e 21-të të këtij festivali tradicional.

Nuk dihet ende nëse Kënga Magjike është synimi i vetëm i Lindës apo do të ketë edhe projekte dhe punë të tjera.