Limuzina më e shpejtë në botë, e cila mund të shkojë deri në 100 km në orë për vetëm gjashtë sekonda, është vënë në shitje për afro 340 mijë euro në Australi.
Limuzina e tipit Ferrari 360 Modena, e cila u ndërtua në vitin 2003 por u rimodifikua në vitin 2021, ka marrë dy rekorde botërore si makina më e shpejtë.
Vetura është e pajisur me një sistem kinematik të tingullit rrethues, ndriçim LED, ekrane televizive, dyer me krahë.
Mendohet se Ferrari, i cili i zë vend deri në dhjetë njerëz, mund të arrijë shpejtësinë maksimale prej 267 km në orë. /Gazeta Sinjali/