image Kosovari me Ferrari që shkaktoi aksident në Zvicër, dënohet me 43 muaj burgim

Diasporë

Kosovari me Ferrari që shkaktoi aksident në Zvicër, dënohet me 43 muaj burgim

news image

Një shtetas i Kosovës, i cili më 20 maj të vitit të kaluar ka shkaktuar një aksident trafiku me veturën e tij të tipit Ferrari në Zvicër, është dënuar nga Gjykata e Dietkonit me 43 muaj burgim.

Sipas medieve zvicerane, 23-vjeçari kosovar kishte vozitur më shumë se 200 kilometra dhe më pas nuk kishte arritur që të frenonte.

Ai u dënua me burg, por i shpëtoi dëbimit.

Ngjarja kishte ndodhur derisa ai po tejkalonte një BMW 2 Competition, por rruga nga dy korsi u kthye në një dhe erdhi te dalja nga rruga. Ndërkohë, shoferi i BMË-së ka shpëtuar me gjobë dhe atë me kusht.

/GazetaSinjali/