image Limaj: Marrëveshja e Washingtonit është momentum i ri

Politikë

Limaj: Marrëveshja e Washingtonit është momentum i ri

news image

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, marrëveshjen e Kosovës me palën serbe të nënshkruar më 4 shtator në Washington, e quan një momentum të rëndësishëm, i cili, sipas tij, do të përshpejtojë përmbylljen e procesit të dialogut me Serbinë.

Limaj tha se njohja e shtetit të Kosovës nga Izraeli ka forcuar pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Limaj tha se kthimi direkt i SHBA-së në tryezën e dialogut është shumë i rëndësishëm për Kosovën edhe në bisedimet për marrëveshjen gjithëpërfshirëse për njohje reciproke me Serbinë.

“SHBA kanë thirrur dy vende në Shtëpinë e Bardhë. Marrëveshja ka elemente gjeopolitike dhe nuk është thjesht një marrëveshje për normalizim ekonomik”, u shpreh ai në televizionin publik./Gazeta Sinjali/