image Limaj: Kurti i dha Serbisë hise në Kosovë

Politikë

Limaj: Kurti i dha Serbisë hise në Kosovë

news image

Kreu i Nismës Socialdemokrate pati kritika për mënyrën e nisjes së zbatimit të marrëveshjes me Serbinë për letërnjoftimet.

“Pranimi i heshtur i dokumenteve ilegale të lëshuara nga Serbia për qytetarët e Kosovës kjo nënkupton sovranitet të dyfishtë,  kjo nënkupton që Qeveria Kurti e ka bërë hisenik Serbinë në shtetin e Kosovës”, tha Limaj në konferencën e sotme për media.

Kreu i Nismës, më shumë se një herë, Kurtit iu referua si “lideri suprem”.

Limaj luti opozitën që temën e grevës, bashkë me atë të dialogut, ta ngrisë për diskutim në Kuvend.

/GazetaSinjali/