I pari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se presidentja Osmani dhe kryeministri Kurfti kanë hyrë në aventura politike.
Sipas tij, këto aventura nisën “duke sfiduar shtetin”, e tani të dy po e dorëzojnë atë.
“Vjosa dhe Albini u futën në aventura politike duke sfiduar shtetin, e tani po e dorëzojnë atë. Ky është rezultati i politikave aventuriste e populiste.“Kur bie në gjumë me fëmijë, në mengjes zgjohesh i lagur”. ( proverbë e njohur nga populli ynë)”, shkroi ai.
Limaj ka dy fjalë edhe për presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, lidhur me deklaratat e tij të fundit.
“Ushtria jote qetnike me gjak në duar është shporrur nga Kosova në vitin 1999, e si e tillë edhe do të mbetet e trajtohet nga Kosova tash e gjithmonë. Këtu kemi qenë, jemi e do të jemi NE!”, përfundoi Limaj.
Kjo është deklarata e plotë e Limajt:
Vjosa dhe Albini u futën në aventura politike duke sfiduar shtetin, e tani po e dorëzojnë atë.
Ky është rezultati i politikave aventuriste e populiste.
“Kur bie në gjumë me fëmijë, në mengjes zgjohesh i lagur”. ( proverbë e njohur nga populli ynë)
Dy fjalë për deklaratat e pasardhësit të Millosheviqit, Aleksander Vuçiq:
Ushtria jote qetnike me gjak në duar është shporrur nga Kosova në vitin 1999, e si e tillë edhe do të mbetet e trajtohet nga Kosova tash e gjithmonë.
Këtu kemi qenë, jemi e do të jemi NE!