image Likaj tregon se a duhet të mbahen shkollat hapur pas rritjes së rasteve të COVID-19

Arsim

Likaj tregon se a duhet të mbahen shkollat hapur pas rritjes së rasteve të COVID-19

news image

Ministri i Arsimit, Ramë Likaj, pas shtimit të rasteve me koronavirus në vend, tha se Kosova ka nevojë të mbajë shkollat hapur për fëmijët tanë, shkruan Gazeta Sinjali.

Likaj tha se asnjë skenar tjetër nuk e zëvendëson pjesëmarrjen në shkollë.

“Rastet me COVID-19 kanë filluar të rriten. Kosova ka nevojë të mbajë shkollat hapur për fëmijët tanë, sepse asnjë skenarë tjetër nuk e zëvendëson pjesëmarrjen në shkollë. Ministria e Arsimit dhe Shkencës është e përgatitur edhe për skenarë të tjerë, por ju lutem nxënësve, prindërve, mësimdhënësve dhe stafit të shkollave në përgjithësi, që të respektojnë me përpikëri masat kundër pandemisë”, u shpreh ministri Likaj.

Kujtojmë që gjatë 24 orëve të fundit, u regjistruan 104 raste të reja me COVID-19 në Kosovë. /Gazeta Sinjali/