image Likaj: Jam i lumtur që sadopak kemi arritur t'iu sigurojmë gjithëpërfshirje në arsim fëmijëve me Sindromën Down

Sociale

Likaj: Jam i lumtur që sadopak kemi arritur t’iu sigurojmë gjithëpërfshirje në arsim fëmijëve me Sindromën Down

news image

Ministri në detyrë i Arsimit, Ramë Likaj, ka folur sot rreth personave me Sindromën Down në Ditën Ndërkombëtare të tyre, shkruan Gazeta SInjali.

Likaj u shpreh se është i lumtur që sadopak si vend kanë arritur t’iu sigurojnë gjithëpërfshirje në arsim dhe kujdes institucional.

“Sot, kur po shënojmë Ditën Ndërkombëtare të Sindomës Down jemi të lumtur që si vend sadopak kemi arritur t’iu sigurojmë gjithëpërfshirje në arsim dhe kujdes institucional, jo vetëm kësaj kategorie, por edhe fëmijëve me nevoja të veçanta. Është detyrë e të gjithëve që t’ua ofrojmë kujdesin e nevojshëm në mënyrë që këta persona të gëzojnë të drejtat e tyre të garantuara dhe mundësi të barabarta me të tjerët, në çdo kohë”, shkroi Likaj në Facebook./Gazeta Sinjali/