image Nagavci shkarkon nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë anëtarin që e emëroi Likaj - Sinjali

Nagavci shkarkon nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë anëtarin që e emëroi Likaj

news image

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Arbërije Nagavci, e ka shkarkuar anëtarin e bordit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, Binak Beqaj, shkruan Gazeta Sinjali.

Në arsyetimin e këtij vendimi thuhet se Beqaj është emëruar në këtë pozitë në kundërshtim me nenin 5, 6 dhe 7 të Udhëzimit Administrativ nr. 06/2018.

Beqaj ishte emëruar si anëtar bordi i KShC-së më 14 korrik të vitit të kaluar nga ish-ministri, Ramë Likaj.

Vendimi për emërimin e tij në këtë pozitë atëkohë nuk u ratifikua në Kuvendin e Kosovës, ashtu siç parashihet sipas nenit 7, pikës 4 të Ligjit për Arsimin e Lartë./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin