image Likaj viziton vendin e xhirimeve të e-mësimit

Arsim

Likaj viziton vendin e xhirimeve të e-mësimit

news image

Ministri i Arsimit, Ramë Likaj, vizitoi sot vendin e xhirimeve të njësive mësimore në Fakultetin e Edukimit.

I shoqëruar nga dekani i këtij fakulteti, Blerim Saqipi, panë nga afër punën dhe përkushtimin e të gjithë akterëve të përfshirë në këtë proces.

“Njësitë mësimore tashmë po transmetohen në kanalin e televizionit publik RTK4 dhe janë në dispozicion të nxënësve dhe mësimdhënësve, në rastet kur shkollat janë të detyruara të punojnë sipas skenarit B dhe C për shkak të situatës pandemike”, tha Likaj.

Ai falënderoi mësimdhënësit, redaktorët, koordinatorët dhe të gjithë ata që po punojnë në realizimin e përmbajtjeve mësimore, si dhe Fakultetin e Edukimit që po e mbështetë fuqishëm këtë proces. /Gazeta Sinjali/