Deborah Sciacquatori nga Italia, pas një sherri në familje ka marrë një thikë dhe e ka gjuajtur babain e saj të dhunshëm për vdekje.
20-vjeçarja u arrestua nga policia dhe pas një viti ajo është liruar nga akuzat. Provat kanë treguar se ajo e ka bërë krimin për vetëmbrojte dhe se babai i saj ishte i dhunshëm dhe i alkoolizuar.
Ngjarja ka ndodhur një vit më parë ku Lorenzo Sciacquatori i cili dikur ka qenë boksier, kishte shkuar në shtëpi i dehur dhe kishte ushtruar dhunë tek gruaja, nëna dhe vajzën e tij.
Deborah mbante një thikë në dorë dhe në momentin kur i ati kishte shkuar ta gjuante, ajo është vetëmbrojtur dhe e ka qëlluar duke e lënë të vdekur. /Gazeta Sinjali/