Në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, kryeparlamentari Glauk Konjufca, një ligj e emëroi si “Ligji i Xhelalit”, duke iu referuar ministrit të Punëve të Brendshëm Xhelal Sveçla.
Kryeparlamentari theksoi se ky emërim i doli për shkak të afërsisë që e ka me ministrin.
“Vetëm për Ligjin e Xhelalit, i përket seancës tjetër. M’fal se e kam shumë të afërt e harrova e thirra në emër”, u tha Konjufca deputetëve të Kuvendit të Kosovës.