image Ligji i ri në Gjermani, në autobus dhe tren vetëm me vaksinë ose teste

Evropë

Ligji i ri në Gjermani, në autobus dhe tren vetëm me vaksinë ose teste

news image

Këtë të mërkurë, në Gjermani, hyn në fuqi ligji i mbrojtjes nga infektimet, i cili u miratua javën e kaluar nga parlamenti gjerman (Bundestag) dhe nga Këshilli Federal (Bundesrat).

Ai parashikon mbajtjen e maskës në ambiente të mbyllura. Vizitorët dhe bashkëpunëtorët në azilet e të moshuarve dhe të personave me aftësi të kufizuar ose në spitale duhet të paraqesin çdo ditë nga një test negativ. Kjo vlen edhe për të vaksinuarit.

Në të gjithë Gjermaninë sot e tutje mund të udhëtohet me mjete të transportit publik vetëm me test negativ, certifikatë vaksinimi ose certifikatë shërimi. Kjo vlen edhe për vendin e punës. Kontrollet do të shpeshtohen dhe shkeljet do të ndëshkohen.

Ligji parashikon gjithashtu masa të veçanta për ato lande, ku shkalla e hospitalizimeve.

/GazetaSinjali/