image Liga e Evropës, sonte mësohen çiftet gjysmëfinale

Futboll

Liga e Evropës, sonte mësohen çiftet gjysmëfinale

news image

Pas Ligës së Kampionëve, sonte është radha që të përcaktohen edhe çiftet gjysmëfinale të garës së dytë më të rëndësishme në Evropë në nivel klubesh, Liga e Evropës.

Manchester United do të kërkojë të kalojë më tutje në ballafaqim me skuadrën spanjolle Granada, ndaj së cilës fitoi në ndeshjen e parë me rezultat 2-0.

Roma nga ana tjetër do ta ketë një mision më të vështirë pasi e pret Ajaxin në stadiumin “Olimpico” edhe pse ka një avantazh minimal 2-1 nga ndeshja e parë e zhvilluar javën e kaluar.

Ndërsa, skuadra angleze Arsenal duhet të shënojë fitore ndaj Slavia Pragës për të siguruar gjysmëfinalen e kësaj gare pas barazimit 1-1 në ballafaqimin e parë ndërmjet tyre.

Ndeshja tjetër është ajo ndërmjet Villarealit dhe Dinamos së Zagrebit. Sfida e parë mes tyre përfundoi me rezultat 1-0 në të mirë të skuadrës spanjolle.

Të gjitha ndeshjet nisin nga ora 21:00./Gazeta Sinjali Sporti/