Liga Myslimane Botërore i ka dhuruar Departamentit Italian të Mbrojtjes Civile 1 milion dollarë ndihmë për të përballuar emergjencën e koronavirusit.
Në një komunikim të shpërndarë nga Liga Myslimane Botërore, thuhet se “ky donacion ka si objektiv blerjen e instrumenteve mjekësore për të përballuar pandeminë e kjo dhuratë është pjesë e aktivitetit humanitar të këtij enti”.
Ky donacion është bërë publik nga Sekretari i përgjithshëm i saj Mohamed Ben Abdul Karim, ish- ministër i Drejtësië i Arabisë Saudite. /Gazeta Sinjali/