Udhëheqësi i Barcelonës, Ada Colau, bëri thirrje të shtunën për qetësi dhe ndërpreje të protestave të dhunshme nga separatistët katalonas, të cilat eskaluan në masë të madhe.
“Kjo situatë nuk mund të vazhdojë. Barcelona nuk e meriton këtë”, tha Colau, duke shtuar se protesta e së premtes ka qenë më e rënda në ditët e fundit.
Protestuesit janë të zemëruar nga vendimi i Gjykatës Supreme që dënoi me burg nëntë liderë separatistë.
Separatistët radikalë janë përplasur me policinë që nga e hëna në disa qytete. Autoritetet deklarojnë se më shumë se 400 persona janë lënduar, shumë nga ta zyrtarë policorë, derisa janë arrestuar 150 persona.
Forcat e policisë kanë përdorur gaz lotsjellës të premtën mbrëma për të shpërndarë protestuesit në Barcelonë.