image Lideri danez i ekstremit të djathtë ndalohet nga Britania për shkak të kërcënimit për djegien e Kuranit

Botë

Lideri danez i ekstremit të djathtë ndalohet nga Britania për shkak të kërcënimit për djegien e Kuranit

news image

Politikanit danez të së djathtës ekstreme, Rasmus Paludan, i është ndaluar hyrja në Mbretërinë e Bashkuar, pasi ai kishte planifikuar se do të digjte një kopje të Kuranit në Wakefield.

Ministri i Sigurisë, Tom Tugendhat, tha se Paludani, themeluesi i partisë anti-islame, Stram Kurs, është futur në listën vëzhguese të imigrimit, raporton BBC.

Politikani danez kishte thënë se planifikonte që ta digjte Kuranin në një shesh publik në West Yorkshire këtë javë.

Në një video të publikuar të dielën në “Twitter”, Paludani tha se do të udhëtonte në këtë qytet për të “luftuar” kundër “forcave jodemokratike”. Ai tha se synonte që të digjte një kopje të Kuranit të mërkurën, me rastin e fillimit të Ramazanit, muaj i shenjtë për myslimanët.

Paludani e ka djegur disa herë kopje të Kuranit në vende të tjera. Veprimet e tij kanë nxitur protesta të dhunshme.

Në janar, ai dogji një kopje të Kuranit para ambasadës turke në Stokholm të Suedisë. Ky veprim u bë pjesë e një përplasjeje diplomatike mes dy shteteve. Turqia ende nuk e ka miratuar anëtarësimin e Suedisë në NATO.

Ministri i Sigurisë u tregoi deputetëve britanikë për ndërhyrjen e tij, pasi deputeti i Partisë Laburiste, Simon Lightwood, e ngriti shqetësimin e tij të hënën për vizitën e mundshme të politikanit danez.

/GazetaSinjali/