image Liderët e Ballkanit Perëndimor mblidhen të hënën në Shkup, merr pjesë edhe Kurti

Politikë

Liderët e Ballkanit Perëndimor mblidhen të hënën në Shkup, merr pjesë edhe Kurti

news image

Një takim i liderëve të Ballkanit Perëndimor kushtuar Planit të Rritjes të Komisionit Evropian do të mbahet në Shkup të hënën e javës së ardhshme.

Kryeministri, Albin Kurti do të marrë pjesë në këtë takim, ka njoftuar zyra e tij përmes një komunikate për media.

Liderët e Ballkanit Perëndimor për herë të fundit ishin mbledhur në dhjetor për samitin me Bashkimin Europian.

Në deklaratën e miratuar në fund të këtij samiti ishte bërë thirrje që të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor të vendosin sanksione ndaj Rusisë dhe të punojnë për të parandaluar shmangien e masave kufizuese që Brukseli vendosi kundër Moskës si përgjigje ndaj agresionit të saj kundër Ukrainës.

/GazetaSinjali/