image Liburn Aliu tregon arsyen përse VV dhe LDK nuk po merren vesh për postin e presidentit

Kosovë

Koalicion/ Liburn Aliu tregon arsyen përse VV dhe LDK nuk po merren vesh për postin e presidentit

news image

Liburn Aliu, deputet i Vetëvendosjes, ka thënë se kjo parti nuk është kundër që propozimi për president të jetë nga radhët e LDK-së. Megjithatë, ai ka thënë se atyre u duhet një emër para se të japin premtimin se do ta votojnë.

“Për neve ka qenë normale që propozimi të jetë dikush nga LDK, por nuk mund të pranojmë një bllanko mbështetje sepse ata pastaj kanë mundësinë të zgjedhin kë të duan”, ka thënë ai në ktv

Sipas tij, është problematike që kryetari i VV-së ose grupi negociues të japë premtim për votat bllanko të të gjithë deputetëve të vet. Ai ka thënë se kjo nuk është njëjtë sikur me votimin e Albin Kurtit për kryeministër.