image Libri që duhet ta keni patjetër në bibliotekën tuaj, këtë vjeshtë

Libra

Libri që duhet ta keni patjetër në bibliotekën tuaj këtë vjeshtë

news image

Stina e vjeshtës është perfekte për të qëndruar në shtëpi dhe qetësuar, duke lexuar një libër.

E një libër që duhet t’i bashkohet bibliotekës tuaj në këtë periudhë është “Të bukur dhe të mallkuar”, i Fitzgerald, transmeton Gazeta Sinjali.

Ky është romani i dytë i autorit që është i përqendruar në frymën e epokës së muzikës jaz. Një nga romanet e tij më të bukura dhe më frymëzues, i cili është i bazuar në marrëdhënien me të shoqen Zeldën.

Ky roman është i përkthyer edhe në gjuhën shqipe dhe ka në vëmendje dy të rinj, të cilët fillojnë një lidhje, martohen me bindjen se do ta kenë të gjithë botën në duar. Dyshja presin një trashëgimie të madhe të lënë nga gjyshi i Antonit, ku gjersa presin shoqërohen me alkool, kumar, festa dhe jetë luksoze.

“Të bukur e të mallkuar” është një satirë e moralit amerikan në fillim të shekullit XX, gjatë viteve të prohibicionizmit, ku të rinjtë është dashur të përballen me krizën e vlerave të epokës së paraluftës.

Prandaj, ky është libri i duhur për stinën e vjeshtës, nëse dëshironi të përjetoni aventurën së bashku me personazhet e librit./Gazeta Sinjali/