Libani e ka zgjedhur kryeministrin e ri, miliarderin Najib Miqati, pas një mosmarrëveshje njëvjeçare, me shpresë që do t’i shpëtojë dy milionë njerëz nga varfëria.
Protestuesit kanë kërkuar që kryeministër të zgjidhet një figurë jashtë elitës politike, por Kuvendi i Libanit e zgjodhi miliarderin Najib Miqati i cili ka udhëhequr vendin dy herë në të kaluarën me pak sukses, pasi që në vitin 2019 ishte akuzuar nga prokurori i shtetit për përvetësim. Miqati e ka mohuar këtë akuzë duke thënë se është motivuar politikisht.
Kriza ekonomike e Libanit filloi në fund të vitit 2019 dhe prej asaj kohe është përkeqësuar vazhdimisht dhe varfëria është shtuar. Banorët po përballen me mungesë të madhe të ilaqeve, karburanteve dhe rrymës.
Komuniteti ndërkombëtar i kishte kushtëzuar miliarda dollarë ndihma për Libanin me zbatimin e reformave të gjera në të gjitha dikasteret qeveritare.