Bayern Munich i është rikthyer fitoreve në udhëtim ndaj Kolnit, shkruan Sinjali Sport.
Bavarezzët pasi u mposhtën javën e kaluar nga Monchengladbachu, morën masat e duhura për t’iu rikthyer fitoreve.
Skuadra e Nagelsmann triumfoi me lehtësi ndaj Kolnit në vizitë me rezultat bindës 0-4.
Robert Lewandowski si zakonisht ishte ylli ekipit, duke realizuar tre gola, e po ashtu edhe një nga Corentin Tolisso.
Me këtë fitore bavarezzët vetëm e rrisin epërsinë e pikëve në krye të Bundesligës me 46 pikë, gjashtë më shumë se Dortmundi, ndërsa vendasit me 28 pikë zbresin në pozitën e tetë. /Gazeta Sinjali Sporti/