image Lëvizja Vetëvendosje vazhdon mbledhjen e lënë përgjysmë dje

Kosovë

Propozimi/ Lëvizja Vetëvendosje vazhdon mbledhjen e lënë përgjysmë dje

news image

Lëvizja Vetëvendosje është mbledhur sërish sot, për ta vazhduar mbledhjen e Kryesisë, të lënë përgjysmë dje.

Në selinë e LVV-së kanë pothuajse të gjithë anëtarët e kryesisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Mbledhja e Kryesisë së LVV-së u ndërpre dje për takimin ndërmjet kryetarit të kësaj partie, Albin Kurtit dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafës.

Në këtë mbledhje LVV do të diskutojë për shkresën me propozimin e mandatarit qe duhet t’i dërgohet presidentit Hashim Thaçi.

Sot ndërkaq përfundon “ultimatumi” që presidenti Thaçi ia ka dhënë Kurtit për ta bërë propozimin e mandatarit për formimin e qeverisë. /Gazeta Sinjali/