Vetëm një ankesë është dorëzuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa pa spërfundimit të 1407 vendvotimeve.
Lëvizja Vetëvendosje ka qenë subjekti i vetëm që është ankuar në PZAP për parregullsi, shkruan Gazeta Sinjali.
Kryesuesi i sekretariat në PZAP, Mulë Desku, tha se ky organ ka pranuar një ankesë nga LVV-ja e cila ka të bëjë me administrimin në QNR.
“Deri në këto momente kemi pranuar vetëm një ankesë lidhur me administrimin e numërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Kjo ankesë është bërë nga Lëvizja Vetëvendosje, dhe se së shpejti ky subjekt politik do njoftohet me vendimin e PZAP-së”, tha Desku.
Desku i ka thënë KosovaPress-it, se që nga momenti kur ka filluar rinumërimi i vendvotimeve pas vendimit, kanë pranuar rreth 20 ankesa.
Subjektet politike që janë ankuar në PZAP, sipas kryesuesit të sekretariatit janë Lëvizja Vetëvendosje dhe Nisma Socialdemokrate.
Komisioni Qendror të Zgjedhjeve bën të ditur se po presin afatin ligjor nëse ka ndonjë ankesë në PZAP lidhur me administrimin e numërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, para se të procedojmë me publikimin e rezultateve pas procesit të rinumërimit. /Gazeta Sinjali/