image Lëvizja Vetëvendosje mohon takimin e Albin Kurtit me Isa Mustafën

Politikë

Koalicion/ Lëvizja Vetëvendosje mohon takimin e Albin Kurtit me Isa Mustafën

news image

Zyrtari për informim në Lëvizjen Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka mohuar se gjatë ditës së sotme janë takuar Albin Kurti dhe Isa Mustafa.

Ai ka mohuar shkurt për Gazetën Sinjali, se Kurti dhe Mustafa janë takuar gjatë ditës së sotme. Ka thënë se nuk kanë pasur takim dhe nuk ka të konfirmuar ndonjë takim.

Ndryshe gjatë ditës së sotme është raportuar në media në vazhdimësi se Kurti dhe Mustafa do të takohen gjatë ditës së sotme. Deri më tani, takimet mes liderëve kanë rezultuar të pasuksesshme.

Ndonëse kanë përpiluar programin e përbashkët qeverisës, LVV dhe LDK nuk po pajtohen ende për ndarjen e posteve. Posti i presidentit deri tash është pengesa kryesore për arritjen e marrëveshjes./Gazeta Sinjali/