Pas arrestimit të mësimdhënësit të gjimnazit “Eqrem Qabej” në Vushtrri, Hysen Ademi, i cili është akuzuar për ngacmim seksual ndaj një nxënëse, ka reaguar edhe dega e Lëvizjes Vetëvendosje atje.
I akuzuari ishte anëtar i LVV-së. Por, pas këtij rasti, këta të fundit ia kanë pezulluar statusin e anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje. Njëkohësisht kanë shprehur edhe keqardhje për situatën e krijuar.
Komuna e Vushtrrisë ka suspenduar mësimdhënësin ndërsa LVV ka kërkuar nga organet e drejtësisë që ta zbardhin sa më parë këtë rast./Gazeta Sinjali/
Reagimi i plotë i Lëvizjes Vetëvendosje, dega në Vushtrri:
Pas raportimeve të medieve për ngacmim seksual të dy nxënëseve të Gjimnazit “Eqrem Çabej”, nga mësimdhënësi Hysen Ademi, anëtar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, rasti është adresuar në Komisionin Disiplinor në kuadër të Lëvizjes, me kërkesë të kryetarit të Qendrës, Besim Muzaqi.
Ky rast është trajtuar me prioritet nga Komisioni Disiplinor i cili ka marrë vendim që:
– Hysen Ademi, anëtar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, t’i pezullohet statusi i anëtarit në Lëvizjen VETËVENDOSJE!.
Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Vushtrri shpreh keqardhje për situatën e krijuar.
Ftojmë organet e drejtësisë që t’i zhvillojnë hetimet dhe kërkojmë që ky rast të zbardhet sa më parë