Lëvizja Popullore e serbëve të Kosovës, “Atdheu” që e drejton Sllavisha Ristiq i ka dërguar një letër të hapur ambasadorit rus në Serbi Alexander Botsan-Kharchenko.
Ata i kanë kërkuar takim diplomatit rus me rastin e zgjedhjeve në Kosovë, por edhe duan “të dëgjojnë qëndrimin e vërtetë të Moskës rreth çështjes së Kosovës”.
Kjo lëvizje thekson se tashmë i janë drejtuar ambasadorit por që ata nuk kanë marrë përgjigje me kërkesën e parë, dhe herën e dytë, ata pretendojnë se ambasadori Botsan-Kharchenko në përgjigje iu tha se “nuk ka kohë”.