image Letonia rivendos karantinën dyjavore për udhëtarët nga Estonia

Botë

Letonia rivendos karantinën dyjavore për udhëtarët nga Estonia

news image

Qeveria e Letonisë do të rivendos sot karantinën obligative për 14 ditë për ata që hyjnë në vend nga Estonia fqinje, për shkak të rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 në këtë vend, njoftoi Ministria estoneze e Punëve të Jashtme.

Ky shtet po ashtu do t’i japë fund zonës së përbashkët baltike të lëvizjes së lirë, e cila është krijuar nga mesi i majit.

 “Rregullat e reja do të aplikohen që sot në mesnatë dhe udhëtarët estonezë do të duhet të vetizolohen pas hyrjes në Letoni”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë estoneze të Punëve të Jashtme.  

Letonia do të pranojë pa kufizime të kthyerit vetëm nga vendet ku pragu i infektimeve nuk kalon 16 raste për 100 mijë banorë, të regjistruara gjatë 14 ditëve të mëparshme, theksoi Qendra letoneze për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (SPKC). Që nga fillimi i pandemisë, ky vend ka regjistruar një total prej 2 632 raste me COVID-19, mes të cilëve 64 të vdekur./Gazeta Sinjali/