Një punëtor i elektro-distributorit, deri sa ka qenë duke punuar në linjën transmetuese të tensionit të lartë, është lënduar nga goditja e rrymës.
Siç meson Gazeta Sinjali, rasti ka ndodhur të shtunën, rreth ores 12:10 në Leposaviq.
Gazeta merr vesh se viktima është dërguar në spitalin e Mitrovicës në veri dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë.
Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente. /Gazeta Sinjali/